Asamblisti i LVV-së: Kryetari i Prizrenit e ka braktisur programin që e ka prezantuar në fushatë zgjedhore

0
380

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Selman Sokoli në Tëvë1 foli për qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Ai  tha se qeverisja aktuale në Prizren e ka braktisur programin qeverisës për të cilin thotë se kryetari i tanishëm, Shqair Totaj e kishte prezantuar në kohën e fushatës zgjedhore në vitin 2021.

Asamblisti i LVV-së thekson se Kryetari i Prizrenit e ka konfirmuar edhe publikisht në asamblenë komunale.

“Qeverisja aktuale ka ardhur me një program, Kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, gjatë kohës së zgjedhjeve e ka pasur një program qeverisës mirëpo me të marrë pushtetin ai e ka braktisur atë program, të paktën kështu e ka thënë edhe publikisht në asamblenë komunale. E kemi parë edhe përmes medieve që ai ka thënë se koha e fushatës është kohë e fushatës, koha e qeverisë është kohë e qeverisë, në fushatë thuhen gjëra të tjera, në qeveri bëhen gjëra të tjera”, tha Sokoli.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje kishte qeverisur në Komunën e Prizrenit për 4 vite me radhë prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ndërsa tani ky qytet udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës./Teve1.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here