Asambleistët e LVV-së: Kryesuesja Antigona Bytyqi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit

0
243

Grupi i asambleistëve të LVV-së në Prizren ka reaguar ashpër, për siç ka thënë, kundër mënyrës arbitrare të udhëheqjes së seancës në asamble e cila edhe ka dështuar të mbahet.

Sipas këtij grupi, kryesuesja Antigona Bytyqi është duke dështuar në ruajtjen e integritetit të asamblesë.

“Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren reagon ashpër kundër mënyrës arbitrare të udhëheqjes së seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Refuzimi i Kryesueses për t’i futur në votim propozimet e kuvendarëve për rend të ditës vetëm pse nuk i pëlqen Shaqir Totajt, është shkelje e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ligjeve në fuqi për të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Antigona Bytyqi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit duke e degraduar atë në mashë të grupeve të interesit. Kjo për pasojë sjelli edhe dështimin e mbajtjes së mbledhjes së sotme.
Pushteti komunal i Prizrenit nuk po i përfaqëson interesat e qytetarëve. Mospërfillja e procedurave dhe ligjeve gjatë procesit të vendimmarjes është tregues për injorancën dhe dashakeqësinë e një pushteti të dobët, të cilit po i vjen fundi gradualisht.
Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagimin e grupit të asambleistëve të LVV-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here