Rastet e vjedhjeve nga persona të dyshuar në vende e gjërave të ndryshme, pothuajse çdo ditë po raportohen në Policinë e Kosovës.
Tri ditë më parë një person i dyshuar në Prizren ka vjedhur një laptop.
Pas dy ditësh, me datë 17 nëntor 2022, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 15.11.2022 – 19:13. Më 17.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte vjedhur një llaptop. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë./SO