Arrestohet Ambroz Perlazeri në Prizren, i kërkuar për vrasjen e rëndë të Hekuran Morinës

0
202
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, Ambroz Perlazeri, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Hekuran Morinës, ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2014.

Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, Perlazeri kishte qenë në arrati që nga koha e kryerjes së krimit, duke i shmangur për vite me radhë organeve të rendit dhe drejtësisë.

Ndaj tij kanë qenë aktive tri urdhër-arreste, të lëshuara nga autoritetet kompetente, për shkak të dyshimeve për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë.

Pas një periudhe të gjatë kërkimesh, autoritetet kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë në Prizren, duke i dhënë fund arratisë që kishte zgjatur mbi një dekadë.

I dyshuari pritet të dërgohet para organeve të drejtësisë për procedurat e mëtejshme, ndërsa rasti i vrasjes së vitit 2014 mbetet ndër ngjarjet e rënda kriminale që kishin mbetur pa epilog për vite të tëra./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here