Një operacion i suksesshëm i Hetuesve të Njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Prizren (DHTN) ka rezultuar me arrestimin e dy personave të rinj, të cilët dyshohet se merreshin me shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor 2025, rreth orës 21:40, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku hetuesit kanë ndaluar Hadis Berishën rreth 20-vjeçar dhe Lendrit Gashin rreth 20-vjeçar, të cilët ishin nën vëzhgim për aktivitet të dyshuar narkotik.
Gjatë kontrollit fillestar ndaj tyre, është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe vetura me të cilën kishin ardhur – një VW Caddy ngjyrë hiri, me targa vendore.
Me urdhër verbal të prokurorit të krimeve të rënda, janë kryer kontrolle trupore dhe bastisje në dy lokacione në qytetin e Prizrenit, përfshirë edhe banesat e të dyshuarve.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
1 qese me 51.57 gramë marihuanë
1 peshore digjitale
180 qese plastike të bardha për paketim të substancës
1 veturë VW Caddy
45 euro kesh
2 telefona celularë
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh, me dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet e mëtejme po i zhvillon Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














































