Arbër Rexhaj për fotografinë e Kurtit me Vuçiq: Çka ka të keqe këtu?

0
376

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur për fotografinë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku shihen së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun.

Rexhaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se fotografia ishte publike, nuk ishte sekrete e që sipas tij, nuk ka asgjë të keqe këtu.
“Fotografia ishte publike, nuk ishte sekret. Këta kanë dalë në fotografi. Cka ka të keqe ktu. Pyetja themelore duhet të bëhet cka realisht është bisedu në atë darkë dhe në fakt cilat janë qëndrimet e qeverisë Kurti për dialogun”, tha Rexhaj.
Tutje ai tha se e rëndësishme është që Qeveria Kurti nuk i pranon koncesionet që janë të dëmshme apo ato të paraardhësve të Kurtit.

“Në fakt është pyetja retorike: A e pranon qeveria Kurti koncesionet të cilat janë të dëmshme apo ato që janë të paraardhësve të Kurtit dhe padyshim që përgjigja është JO. A duhet të vazhdojë dialogu, patjetër që duhet”, shtoi Rexhaj.

Ndryshe, përdoruesit e rrjeteve sociale, i kanëkujtuar Kurtit momente të ndryshme nga historia e tij opozitare, kur kundërshtonte dialogun Kosovë-Serbi dhe i sulmonte pjesëmarrësit e palës kosovare me etiketa të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here