Policia e Kosovës në kuadër të apelit për kujdes në trafik ka publikuar edhe një video me rrëfime nga të aksidentuarit dhe familjarët e tyre.
Gjithashtu ka publikuar edhe disa nga thëniet e këtij apeli “Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin” dhe “Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”.
Gjatë kësaj jave, si pasojë e aksidenteve në trafik kanë humbur jetën shtatë persona./21Media