Anelka “çon” Pogbanë në Paris: Skuadra e duhur për të

0
364

Paul Pogba ka gjithnjë e më larg “Old Trafford”. Mesfushori francez, kontrata e të cilit me “Djajtë e Kuq” përfundon në qershor, me shumë mundësi mund t’i bashkohet projektit ambicioz të PSG-së.

Në një program të RMC Sport, Nicolas Anelka, i cili e njeh mirë bashkëkombësin e tij, pranoi se kishte folur me lojtarin gjashtë muaj më parë dhe se ai I kishte thënë se nuk ishte kundër një nënshkrimi të mundshëm me skuadrën pariziene.

“Fatkeqësisht, kur ai nënshkroi për Manchester United, “Djajtë e Kuq” nuk ishin ekip i madh. Është një skuadër që duhej ribërë, që kërkonte një projekt loje dhe një trajner. Ka qenë shumë e vështirë për të që kur është rikthyer nga lëndimi. Është kritikuar shumë. Nuk është skuadra më e mirë ku mund të tregojë talentin e tij. Mendoj se PSG do të ishte shumë mirë për të. Disa thonë se nuk do të jetë mirë për PSG-në, sepse ai vazhdimisht lëndohet. Por, gjithsesi, mendoj se lëndimet e tij vijnë për arsyen se psikologjikisht nuk është mirë,” – u shpreh Anelka./SS

Leave a Reply