Një mace që u shfaq në oborrin e një oficeri në Kaliforni u ribashkua me familjen e saj, 12 vjet pasi ishte zhdukur.
Upi ka shkruar se Shërbimi i Kafshëve dha njoftimin, duke shtuar se macja e quajtur Butters u pa në oborr dhe kishte të varur në qafë një mikroçip identifikues.
Oficeri i qarkut pasi skanoi mikroçipin, gjeti familjen e maces dhe ai doli ta dorëzonte.
“Ishte thjesht e pabesueshme. I jam shumë mirënjohës oficerit për identifikimin e Butter”, thuhet në reagimin e pronarit Angelo Castellino.