Alishani: QMF 1 në Prizren nuk ka materiale stomatologjike, as edhe ato elementaret

0
337

“QMF 1 në Prizren nuk ka materiale stomatologjike, as edhe ato elementaret”, kështu ka shkruar në profilin e saj në ‘Facebook’ Dafina Alishani, asambleiste e LVV-së.

Sipas Alishanit, mjekët nuk po mund të punojnë për shkak të keqmenaxhimit të kësaj drejtorie.

“QMF 1 në Prizren nuk ka materiale stomatologjike, as edhe ato elementaret.
Mjekët nuk po mund të punojnë për shkak të keqmenaxhimit të kësaj drejtorie.
Pra të jesh stomatolog në Prizren e të punosh për Komunën e Prizrenit është sfidë, së pari pret për konkurs të stomatologjisë 1 vit, e pastaj sa ja nis punës mungojnë materialet stomatologjike 🤷‍♀️
Këtë e bënë vetëm talenti dhe ekzekutivi i tij me super talenta e talente 😊
Në seancën e fundit drejtoresha na tha po punojmë aq mirë sa që nuk po keni për çka mu anku 🙂
Gjarpërinjët në oborre të objekteve shëndetësore, mungesë e materialeve stomatologjike, konkurse 1 vjeqare, hajde ma gjallë ma gjallë …
P.S. mos e ftoni stafin për me i bë trysni se kush po mi jep informatat, koncentrohuni dhe punoni, se nuk ju kanë faj stafi që nuk po dini me menaxhu.
Qytetarët duan shërbim!
Kryetar vepro!”, thuhet në reagimin e Alishanit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here