Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërfillur vlerat e qëndrueshmërisë dhe paqes duke u bërë një katalizator i qartë i destabilizimit në Ballkanin Perëndimor. Për shumë vite, ai ka ushtruar një politikë të papërshtatshme dhe agresive që ka çuar në tensione të mëdha në këtë rajon të trazuar.
Vuçiq ka shfrytëzuar situatën e ndërlikuar etnike dhe politike në Ballkan për të përshpejtuar ndarjen dhe polarizimin, duke vënë në rrezik të gjitha përpjekjet për të sjellë stabilitet dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit. Përmes retorikës së tij të ashpër dhe veprimeve provokuese, ai ka krijuar një mjedis të tensionuar dhe armiqësor ndaj vendeve të tjera të Ballkanit.
Një shembull i qartë i kësaj është sjellja e tij gjatë sulmeve të fundit terroriste në Banjskë, ku ai ka refuzuar të pranojë përgjegjësinë e Serbisë dhe pse ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e shtetit serb. Kjo sjellje është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe inkurajon përçarjen dhe tensionet midis komuniteteve të ndryshme etnike.
Gjithashtu, politika e Vuçiqit për të shantazhuar BE-në për mos ta sanksionuar për sulmin terrorist në Banjskë e përdor Kinën për lojëra me BE-në, duke ndikuar në mosmarrëveshje dhe duke shtuar rrezikun e një destabilizimi të mëtejshëm. Kjo sjellje tregon mungesë të ndërgjegjës dhe mospërfillje të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe integrimin Evropian.
Prandaj, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të monitorojë veprimet e Presidentit Vuçiq dhe të ndërhyjë me vendosmëri për të parandaluar që ai mos të përkeqësojë gjendjen në rajon. Diplomacia e vërtetë është përkushtimi për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm dhe paqësor, dhe jo shantazh dhe presion me ndihmën e shteteve autoritare si Kina dhe Rusia.
Shkruan: Blerim Q SARAMATI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online