Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në Rumani.
Ishi i Malishevës e Ballkanit ka realizuar dy herë në debutim me ekipin e tij të ri, përcjell lajmi.net.
I mjaftuan 19 minuta lojë që të gjejë rrugën e golit.
Në minutën e 46′ u inkuadrua, kurse në të 65′ shënoi për 3-4.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej po me këtë rezultat, sërish Rrahmani në skenë.
Me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 3-5 e për ta falënderuar më pas Zotin për këtë mbrëmje të madhe.