Alba dhe Limi jashtë “Ferma VIP” – dashuria vazhdon, pavarësisht largimit

0
80

Largimi i Albes dhe Limit nga reality show “Ferma VIP” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, me fansat që janë shprehur të befasuar nga dalja e një prej çifteve më të komentuar të formatit, shkruan 04 Online.

Megjithatë, Alba ka vendosur të shuajë kureshtjen e ndjekësve duke ndarë një foto në Instagram, ku konfirmon se lidhja e saj me Limin vazhdon edhe jashtë fermës. Në mbishkrimin e fotos, ajo ka shkruar: “Besnikëria mbi dashurinë”, duke e shoqëruar me një etiketim për Limin – një shenjë se mes tyre gjithçka po ecën mbarë.

Mesa duket, përkundër sfidave dhe presionit të jetës brenda formatit, çifti ka dalë më i fortë dhe më i bashkuar. Fansat e tyre tashmë presin me padurim të shohin se çfarë do të sjellë kjo lidhje në rrugëtimin e tyre jashtë ekranit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here