Në Ditën Botrore të Teatrit, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka shpallur aktori nga Prizreni, Ernest Malazogu, me çmimin, “Aktori më i mirë në fushën e teatrit për vitin 2021″.
Kujtojmë se aktori Ernest Malazogu, ka luajtur në rolet kryesore në komedinë, “Jerusalem” ku ngjarja është e vendosur në Anglinë rurale, ku gjatë rrjedhës së shfaqjes kryepersonazhi Gjon “Gjel” Bajroni, interpretuar nga aktori Malazogu tregon përralla, dehet, drogohet, u shmanget autoriteteve, ndërkohë që magjeps dhe zemëron ata që i takon, ku kjo shfaqje është mirëpritur me duartroktije të gjata nga publiku prizrenas.
Edhe në komedinë romantike,”Provo edhe një herë Sam”, aktori Malazogu kishte rolin kryesor ku ngjalli të qeshura tek publiku hap pas hapi. Kjo shfaqje, e cila premierën e saj e ka patur në shkurt të vitit 2021, është vënë edhe në skena të tjera vendore.