Një aksident me lëndime si shkak i neglizhencës ka ndodhur dje në fshatin Budakovë të Suharekës.
SuharekaOnline mëson se për shkak të pakujdesisë, një shofere ka goditur nga mbrapa një pasagjere, duke i shkaktuar lëndime në këmbë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje derisa vetura ka qenë e prishur, e njëjta ka lëvizur mbrapa dhe një femër pasagjere ka qenë mbrapa veturës, ku edhe e ka goditur në këmbë.
E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të menjëhershëm mjekësor.