Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në autostradën “Ibrahim Rugova” në aksin rrugor Suharekë-Prizren, pranë fshatit Vlashnje.
Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, teksa gjendja e shoferit të aksidentuar është e rëndë.
Burime të Indeksonline kanë bërë me dije se drejtuesi i automjetit është shtetas i Shqipërisë.