Ahmeti: U realizua ëndrra e kamotshme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

0
124

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka uruar Talat Xhaferin për postin e ri, Kryeministër të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se për shqiptarët e këtij shteti, kjo është një e arritur e madhe.

Ahmeti gjithashtu potencoi se me këtë zgjedhje, shqiptarëve të Maqedonisë po u realizohet një ëndërr e kamotshme.

Postimi i plotë:

Ajo që deri dje dukej ëndërr e parealizueshme, sot po bëhet realitet dhe shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor në Maqedoninë e Veriut.

Është momenti kur do të dëshmohet që shqiptarët dinë të udhëheqin me ndershmëri dhe përgjegjësi shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi nga sot, do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Të priftë e mbara kryeministër, paç shëndetin dhe sukseset në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Bashkë, dalshim faqebardhë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here