Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit me opinionistët dhe gazetarët ka vlerësuar kontributin e tyre për daljen nga kriza.
Ai u tha gazetarëve se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, prandaj thotë se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq.
Sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot.
Kreu i LDK-së pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”.
Më hërët në një ftesë që Osmani u kishte bërë partive opozitare, Abdixhiku e kishte refuzuar./Lajmi.net/