Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se Kosova është vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Abbott ka shtuar se nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike.
Ka shtuar se lidhur me Asociacionin, u takon dy shteteve të bien dakord për themelimin e tij.
“Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklavë monoetnike”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se e ka mirëpritur takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane./Koha