Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Shefik Gerbovci, duket se nuk po respekton rekomandimin e BQK-së për konkurs publik për drejtor të BKS-së.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Shefik Gerbovci megjithëse ka marrë rekomandim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të shpallur konkurs publik për drejtor të Byros Kosovare të Sigurimeve (BKS), duket se nuk e ka përfillur një gjë të tillë.
Burime nga BQK-ja thonë se ai nuk e ka respektuar rekomandimin e BQK-së dhe është rrugës që të favorizojë persona të caktuar duke bërë procedura të fshehta dhe jo bazuar në rekomandimin që i ka dhënë Banka Qendrore për konkurs publik dhe transparencë.
IndeksOnline ka dërguar pyetje në adresë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve(BKS), por deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk ka marrë përgjigje.
Kujtojmë se partia në pushtet (LVV), gjatë tërë kohës sa ishte në opozitë ka pasur kritika se në institucione të ndryshme janë emëruar dhe zgjedhur persona të caktuar pa konkurse publike, në këtë rast edhe drejtorit të BKS-së.