A i’a vlenë të investojmë në efiçiencë të energjisë dhe kostoja e saj e arsyeshme?!

0
596

Pjesa kryesore e vlerësimit të arsyeshmërisë qe duhet të ndërmarrim qe të kemi rezultate të arsyeshme gjatë investimeve duhet duhet vlerësuar parimisht:
 Investimet – duke përdorur (shpenzuar) para në mënyrë që të nxirrni përfitime ekonomike,
Pastaj vjenë tjetra jo më pak e rëndësishme:
 Ndarja e asaj se çfarë duam të arrijmë më këtë investim, si:
 Pjesa financiare , likuiditet sa i lartë mund të jetë.
Pjesa e cila është shumë reale – transferimi i parave në forma të tjera, i cili është edhe synymi ynë për investime në efiçiencën e energjisë, pra qe të ulim ndjeshëm faturën mujore të energjisë elektrike dhe njejtën kohë edhe të rrisim komfortin nëpër shtëpitë apo banesat tona.
• Që këto të arrihen duhet patur parasysh këto karakteristikat kryesore gjatë realizimit të projekteve investuese:
 Me karakter afatgjatë,
 Hendeku kohor midis investimit dhe efekteve ,
 Kërkohet kohë që aseti të fillojë të nxjerrë fitim,
 Ndërvarësia e investimit dhe financimit (tregu i kapitalit),
 Risku dhe pasiguria,
 Investimi tani për arritjen e efekteve të caktuara në të ardhmen është i rrezikshëm.
Hapat tjerë jo më pak të rëndësishëm janë edhe:
Ndarja e buxhetit si dhe procedurat për marrjen e vendimeve për investime afatgjata të cilat janë shumë
kruciale në zhvillimin e qëndrueshëm të projektit dhe të kemi ide të qarta se çfarë duam.
Zbatimi mund të jetë në disa hapa:
• Gjetja e mundësive për investim
• Mbledhja e të dhënave
• Përcaktimi i rrjedhës së parasë
• Vlerësimi dhe vendimmarrja
• Analizat për ndjeshmërinë dhe korrigjimet
• Efikasiteti financiar i projektit përcaktohet nga madhësia dhe dinamika e rrjedhës së parasë që pritet të realizohen në të ardhmen dhe vlera e tyre në kohë.
• Rrjedha e parasë së gatshme është kriteri kryesor për vlerësimin ekonomik të një projekti:
• parakushti kryesor është të sigurohet rrjedha e tillë e parasë, që financimi i projektit dhe ekzekutimi i detyrimeve financiare të jetë i mundur, përndryshe projekti mund të dështojë në pamundësi të financimit.
• Projekti kur bëhet dizajnimi dhe llogaritja e tij duhet patjetër qe si synim të qartë të ketë qe të sjellë fitime për pronarët ose biznesin/kompaninë.
Metoda e mire për vlerësimin ekonomik të projekteve investuese në efiçiencë të energjisë mund të jetë:
 Periudha apo afati i kthimit te investimeve,
 Periudha apo afatit i kthimit me zbritje
 Vlera aktuale neto
 Norma e brendshme e kthimit
 Indeksi i fitimit
 Anuiteti.
Këtë mund të ilustrojmë me një shembull konkretë, si psh.:
Pronari i një ndërtese dëshiron të instalojë valvula termostatike ne radiator:
Me të dhënat e mëposhtme nga përfitimet dhe investimet:
Investim I 0 =2.500 €, kursime vjetore të energjisë Q =18.000 kWh / vit, çmimi i energjisë E =0,04 € / kWh, jetëgjatësia T= 12 vjet, norma e zbritjes k = 8% ose 0.08?
Ky është rezultati i llogaritur:
 Kursimet vjetore pas llogaritjeve është:

                               V=E⸱Q=720 €/vit,

 Vlera aktuale neto pas llogaritjeve është afërsisht:

                             S=V⸱1-(1+k)-T /k-I0=3.3225 €

Vlera aktuale neto është e leverdishme.
Pra me një fjalë mund të themi se për projektet e efiçiencës së energjisë, rrjedha vjetore neto e parasë përfaqësohet nga kursimet e kostos së energjisë (zvogëlimi i faturës së energjisë), dhe :
 Kursimet e energjisë mund të llogariten mjaft saktë ,
 Çmimi i energjisë për të ardhmen nuk dihen- duhet të parashikohet.
Modeli i financimit të projektit gjithashtu duhet të merret parasysh:
 Nuk është e njëjta gjë nëse projekti financohet nga burime të veta ose nga hua bankare,
 Huaja ka kosto shtesë (interesi ne kredi),
 Në analizën e detajuar të rrjedhës së parasë duhet të merr parasysh tatimi në fitimin, taksat e tjera ose zbutja e taksave.
Gjithmonë duhet të përcaktojmë treguesit ekonomikë për masat e propozuara të Efiçiencës së energjisë, si:
 Përcaktoni dhe kontrolloni,
 kostot e implementimit,
 kostoja e kursimeve te vlerësuara,
 stimuj në dispozicion ,
 jetëgjatësinë,
 normat e interesit (për financimin e huasë),
 normat e zbritjes (kostoja e kapitalit),
 të dhëna të tjera hyrëse.
Qëllimi i analizës është është të përcaktojë lartësinë e pasojave ekonomike bazuar në vlerat e ndryshme të variablave kryesorë ( si madhesi hyrese).

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here