A duhet t’i lyeni flokët gjatë shtatzënisë? Ja çfarë duhet të dini

0
281

Duket se ka një listë të shumë gjërave që gratë duhet të bëjnë apo të mos bëjnë gjatë muajve të pritjes së ëmbël. Nënat e ardhshme përpiqen të shmangin disa ushqime të caktuara, ilaçe që mund të dëmtojnë fetusin, por çfarë ndodh me lyerjen e flokëve?

“Pothuajse të gjitha bojërat e flokëve përmbajnë kimikate si amoniak, peroksid dhe parafenilendiaminë (PPD). Disa nëna në pritje janë të shqetësuara pasi nuk e dinë nëse këto kimikate do të depërtojnë në lëkurën e kokës dhe do të ndikojnë negativisht tek fëmija në rritje,” thotë mjekja obstetre-gjinekologe, Danielle Levy.

Por a mund t’i lyeni flokët kur jeni shtatzënë? “Përgjigja e shkurtër është po,” thotë Levy.

Studimet tregojnë se lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë është e sigurt për fetusin në zhvillim, kjo sipas NHS (Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar). Një artikull i botuar në revistën mjekësore Canadian Family Physician thotë se kimikatet e bojës së flokëve përthithen shumë pak nga lëkura dhe nuk ka gjasa që kjo të ndikojë negativisht në fetus.

A duhet t’i lyeni flokët gjatë shtatzënisë? Ja

“Nëse doni të jeni tepër të kujdesshme, gjithmonë mund të prisni derisa të përfundojë tremujori i parë,” shton mjekja.

Tremujori i parë është një periudhë kritike për rritjen dhe zhvillimin sepse është koha kur formohen organet kryesore të fetusit.

A duhet t’i lyeni flokët gjatë shtatzënisë? Ja

Çfarë ndodh me nënat që janë shumë të frikësuara?

Ka gjithmonë një zgjidhje! Një opsion është të ndryshoni mënyrën si aplikoni bojën e flokëve. Mund të lyeni majat ose flokët që janë më larg skalpit, thonë mjekët.

Një opsion i dytë është të ndryshoni llojin e bojës së flokëve që përdorni. Një bojë me bazë bimore ose pa amoniak redukton ekspozimin ndaj kimikateve të caktuara teksa jeni shtatzënë.

“Për sa kohë që trajtimi apo lyerja e flokëve nuk shkakton reaksion, si alergji apo astmë te nëna, atëherë fëmija do të jetë mirë,” përfundon Levy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here