A do e falte tradhtinë? Habit Armina Mevlani: Nëse është për një natë po…

0
170

Blogerja Armina Mevlani ka folur për marrëdhënien e saj me partnerin, Shkëlzen Berishën dhe nëse do e falte tradhtinë e tij. Mevlani u shpreh se në një marrëdhënie ana seksuale nuk është më e rëndësishme sesa ana shpirtërore. E ftuar në ë emisionin “Goca &Gra” blogerja ka theksuar se tradhtinë nuk e shikon si gjënë më të keqe që ndodh në një marrëdhënie. Ajo ka habitur me përgjigjen e saj duke u shprehur se nëse do ishte veç një natë do e fale, ndërsa nëse partneri i saj krijon një lidhje paralele do të ishte problem.

“Tradhtinë i fus në dy kategori. E para është ‘one night stand’, diçka që mori fund aty dhe e dyta lidhja paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele se do të thotë që personi ka një lidhje shpirtërore me personin tjetër. Për mua kjo është deri diku pa më shqetësuese se normalisht do të thotë se edhe me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore që është më e rëndësishme se ana seksuale. Për mua ana seksuale është deri diku mekanike kur ndodh në një tradhti për një natë. Personalisht tradhtinë nuk e shikoj si gjënë më të tmerrshme që ndodh në një marrëdhënie. Nëse do më ndodhte mua, gjëja e parë që do doja do ishte të diskutoja me partnerin, ti thosha ‘ok, pse ka ndodhur’. Do pyesja edhe veten. Edhe tani në një marrëdhënie që kam goxha vite, 8 vite. Në të 20-tat kur u futa në një lidhja isha nga ato njerëz që gjykoja tradhtinë, mendoja se është shumë keq nëse kjo gjë ndodh, merr fund marrëdhënia, do thyeja shtëpinë. Tani që kanë kaluar vite, e mendoj ndryshe”, u shpreh Armina Mevlani.

Leave a Reply