A po përjetoni dhimbje koke të papritur, dhimbje të fytyrës, rrjedhje dhe bllokim hundësh?
Edhe pse këto mund të jenë simptomat e një ftohjeje, ato mund të tregojnë gjithashtu se mund të keni një infeksion të sinusit.
Një infeksion i sinusit, ose sinusiti, është një inflamacion që ndodh kur sekrecionet mblidhen në këto zgavra të fytyrës dhe lejojnë që mikrobet të shtohen.
Simptomat e zakonshme të një infeksioni të sinusit përfshijnë:
Një infeksion i sinusit mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial, viruse ose kërpudha.
Alergjitë dhe astma janë gjithashtu të lidhura me infeksionet e sinusit.
Simptomat e migrenës gjithashtu mund të ngatërrohen me simptomat e një infeksioni të sinusit: Shumë njerëz mendojnë se kanë një “dhimbje koke sinusale” kur në fakt ata kanë një sulm migrene.
Ju mund të parandaloni infeksionet e sinusit duke ndjekur këshillat e mëposhtme nga AgroWeb.org.
Viruset janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve të sinuseve.
Prandaj larja e duarve rregullisht mund t’ju ndihmojë të shmangni viruset.
AgroWeb.org këshillon t’i lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.
Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdorni një dezinfektues duarsh me bazë alkooli që përmban të paktën 60 përqind alkool.
Për të mbrojtur sinuset, mos pini duhan dhe shmangni çdo lloj tymi dëmtues.
Tymi i duhanit dhe ndotësit e tjerë të ajrit mund të irritojnë mushkëritë dhe kanalet e hundës dhe të rrisin rrezikun për t’u prekur nga sinusiti kronik.
Nëse ajri në shtëpinë tuaj është i thatë, shtimi i lagështirës me një lagështues ajri mund të ndihmojë në parandalimin e sinusitit.
Marrja e vaksinave të rekomanduara, të tilla si vaksina e gripit, vaksina pneumokokale dhe vaksina e COVID-19, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të shmangni infeksionet e sinusit.
Njerëzit që kanë alergji dhe astmë janë në rrezik më të madh të infeksioneve të sinusit.
Alergjitë dhe astma shkaktojnë një grumbullim të inflamacionit dhe mukusit në sinuset dhe mushkëritë tuaja.
Sinusiti alergjik është një reagim ndaj pluhurit, polenit, tymit etj.
Shmangia e tyre është mënyra më e mirë për të shmangur sinusitin alergjik.
Pastrimi i hundës është një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e problemeve të sinusit.
Ju mund ta bëni këtë me një shiringë të vogël.
AgroËeb.org rekomandon të ndiqni këto hapa:
Përzieni ½ lugë çaji kripë të pajodizuar dhe ½ lugë çaji sodë buke në 2 gota ujë të vakët të distiluar ose ujë të zier dhe ftohur më parë. (Mos përdorni ujë të rubinetit, i cili nuk është filtruar apo trajtuar në mënyrën e duhur dhe mund të përmbajë organizma që mund të shkaktojnë infeksione serioze.)
Mbushni një shiringë të vogël me tretësirën e ujit të kripur të bërë në shtëpi dhe shpëlani hundët.
Shpëlajeni tërësisht shiringën dhe thajeni pas çdo përdorimi.
Nëse vendosni të pastroni sinuset tuaja në këtë mënyrë, sigurohuni që fillimisht të këshilloheni me mjekun tuaj, pasi disa diabetikë mund të jenë të prirur ndaj infeksioneve kërpudhore që mund të përkeqësohen nga kjo procedurë.
Për të zvogëluar mundësinë e zhvillimit të sinusitit ose për të lehtësuar simptomat e hershme, është e rëndësishme të pini sa më shumë ujë dhe lëngje gjatë gjithë ditës.
Kjo sepse hidratimi i duhur ndihmon në largimin e mukusit.