65 aksidente në 24 orë – Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik

0
79

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 65 aksidente trafiku, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, shkruan 04 Online.

Nga këto aksidente, 23 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 42 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për të rritur sigurinë rrugore, Policia ka intensifikuar kontrollet dhe ka shqiptuar 2,228 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Autoritetet apelojnë për më shumë kujdes, respektim të rregullave të qarkullimit dhe përgjegjësi në drejtimin e mjeteve, për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here