63 aksidente për 24 orë, një me fatalitet, policia dënon afër 1,900 shoferë

0
224
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 63 aksidente, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 22 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1,897 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 33 persona, ku 23 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here