5 gjërat që bëjnë nutricionistët në dimër

0
399

Ndiheni sikur të gjithë rreth jush janë pa fuqi këtë periudhë? Për shkak të të ftohtit, virozave, imuniteti futet menjëherë në lojë. Nëse doni disa këshilla nga profesionistët, sesi të forconi imunitetin gjatë dimrit, ja pesë gjërat që i bëjnë nutricionistët këtë periudhë.

-Konsumoni më shumë hudhër

Hudhra është ilaçi natyral që duhet të konsumohet në masë më të shtuar gjatë dimrit. Si një antibiotik natyral me veti antivirale dhe antimykotike, hudhra kthehet në një përforcues imuniteti dhe mbrojtës kundër mikrobeve të dimrit.

-Përqendrohuni te shëndeti i zorrëve

Midis 70-80% e sistemit tonë imunitar bazohet te zorrët. Ju mund të forconi mbrojtjen ndaj sëmundjeve duke rritur nivelet e “baktereve miqësore” në traktin tretës me një suplement probiotik.

-Pini shumë çaj xhenxhefili

Xhenxhefili me rrënjë të freskëta ka veti të fuqishme antioksiduese, anti-inflamatore dhe antimikrobike. Çaji i xhenxhefilit është fantastik kur ndjen fillimet e një ftohjeje ose gjendje gripi. Gjithashtu nxit djersitjen, e cila mund të ndihmojë në uljen e temperaturës, ftohjen e trupit dhe eliminimin e toksinave nga sistemi.

-Më shumë vitaminë D

Nuk quhet kot “vitamina e diellit”. Ne prodhojmë natyrshëm vitaminë D, por realiteti është se gjatë muajve të dimrit shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine. Për ata që nuk kanë fatin të dalin për të marrë diellin e dimrit, ka një numër ushqimesh që ofrojnë vitaminë D si salmoni, sardelet, vezët dhe drithërat.

-Stërvituni rregullisht

Mund të jetë gjëja e fundit që na pëlqen të bëjmë në një mbrëmje të ftohtë dhe të errët dimri, por stërvitja është një nga përforcuesit më të mirë të imunitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here