Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.
Policia në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 48 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, 22 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 25 sosh me dëme materiale.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,419 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 5 persona, ku 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje.