4-vjeçari ia thirr Policinë nënës që ia hëngri akulloren

0
117

Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i bësh – si për shembull t’ia vjedhësh akulloren dikujt.

E, kur nëna e një 4-vjeçari në Wisconsin e bëri këtë, djali e thirri Policinë.

Policia u njoftua përmes thirrjes urgjente pasi djali i vogël e thirri për t’i thënë se nëna e tij duhet të burgosej.

“Mami im po tregohet e keqe”, dëgjohet t’i thotë djali Policisë.

“Në rregull, çfarë po ndodh?” pyet polici në telefon.

“Ejani dhe kapeni mamin tim”, përgjigjet djali dhe nëna e tij në atë moment kap telefonin për t’ua sqaruar situatën policëve.

Policët megjithatë shkuan në shtëpinë e gruas për t’u siguruar se ishte vetëm çështje akulloreje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here