’30 minuta në ditë në rrjetet sociale, ul rrezikun nga …’

0
305

Një studim i fundit i realizuar nga studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë zbuloi se kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale në vetëm 30 minuta në ditë mund të çojë në përmirësime të mirëqenies suaj.

Në mënyrë të veçantë, nëse do të kaloni më pak kohë duke parë fotot e miqve, apo të njohurve nga shkolla e mesme, atëherë kjo do të shoqërohej me ulje të rrezikut nga depresioni dhe vetmia.

Studimi, i cili u botua në “Journal of Social and Clinical Psychology”, ishte një nga të parët që tregonte një marrëdhënie shkak-pasojë midis përdorimit të rrjeteve sociale dhe çështjeve të shëndetit mendor. Shumica e studimeve më parë në këtë temë kanë treguar vetëm një korrelacion midis tyre.

Në studim, 143 studentë u testuan gjatë dy semestrave. Studentët ose u futën në një grup që u udhëzua për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale: Facebook, Instagram dhe Snapchat në 30 minuta në ditë, nga 10 minuta secili. Pas tre javësh, nxënësve u është bërë pyetje për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor.

Hulumtuesja kryesore për studimin, Melissa Hunt, tha për Science Daily: “Përdorimi sa më pak i mediave sociale do të çonte në ulje të ndjeshme të depresionit dhe vetmisë. Këto efekte janë veçanërisht të theksuara për njerëzit që ishin më në depresion kur hynë në studim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here