21-vjeçarja nga Kosova shpallet furrëtarja më e mirë në Gjermani

0
330

Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në secilën fushë.

Sport, art, kulturë, biznes, e tani edhe në përgatitjen e ushqimeve.

Së fundmi, para disa ditësh një 21-vjeçare nga Kosova u shpall si furrtarja dhe shitësja e vitit në një garë nacionale në Gjermani.

Bëhet fjalë për Bleonita Sejdiun, e cila arriti ta merr këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.

Sejdiu e kishte për detyrë të bënte një mëngjes luksoz, duke përfshirë mënyrën e shitjes, deklarimin e përbërësve, sasinë e tyre, dekorimin etj.

Ajo deklaroi se konkurrenca ishte mjaft e fortë.

“Pas konkursit në Olpe u ftova të marrë pjesë në Weinheim. Nuk kisha asgjë për të humbur, edhe vetëm po të merrja pjesë do të ishte kujtim i bukur. Erdha me një furgon me përbërës por nuk u lejova që t’i përdorë asnjërën nga ato. Por, e tejkalova edhe këtë vështirësi”, tha ajo.

21-vjeçarja u urua për suksesin edhe nga kryebashkiaku i Marsbergut, Thomas Schroder, duke thënë se e ka ndjenjën sikur të ishte bërë kampion në Bundesliga.

E reja nga Kosova foli edhe rreth jetës së saj.

“Prindërit e mi kanë ardhur për një jetë më të mirë katër vjet më parë. Unë qëndrova edhe për një vit në Kosovë sepse s’mund të merrja vizë. Në Kosovë e përfundova edhe shkollën e mesme”, theksoi Sejdiu/ Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here