Komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e katërta në nivel vendi për numrin më të madh të rasteve aktive nga COVID-19.
Prizreni aktualisht ka 171 raste aktive, për dallim nga komuna e Prishtinës e cila renditet e para dhe ka 1.112 raste aktive.
Ditëve të fundit është vërejtur një trend i rritjes të infektimeve nga COVID-19 në nivel vendi./04 Online