Në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoni morën pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.