Për shumicën e njerëzve, COVID-19 tani është si një ftohje e zakonshme, me simptoma të tilla si dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh.
Por, ekspertët kanë zbuluar se disa të mbijetuar mund të përjetojnë efekte anësore kërcënuese për jetën pasi të jenë shëruar nga infeksioni fillestar.
Miliona njerëz tani kanë marrë vaksina përforcuese dhe ekspertët e shëndetit kanë thënë në mënyrë të përsëritur se vaksinat janë mënyra më e mirë për t’i mbajtur të gjithë të sigurt nga Omicron.
Omicron është gjetur të jetë më i butë se variantet e tjera që dolën para tij, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit në St Louis, kanë paralajmëruar se kushdo që është shëruar mund të jetë në rrezik të komplikimeve në vitin pas infektimit.
Disa studime kanë identifikuar disa komplikime potencialisht kërcënuese për jetën, duke përfshirë, atakun në zemër, sëmundje koronare, goditje në tru, ç’rregullimet e ankthit etj.