Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për sulmuesin suedez Viktor Gyökeres, raportoi gazetari Fabrizio Romano, shkruan 04 Online.
Pas negociatave të gjata, palët kanë rënë dakord për një transferim me vlerë 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, ndërsa agjenti i lojtarit ka pranuar të ulë komisionin për të mbyllur marrëveshjen.
Gyökeres, i cili ka realizuar 97 gola në 102 ndeshje për Sportingun, pritet të jetë përforcimi kryesor në sulmin e Mikel Artetës. Ai e ka refuzuar interesimin e Liverpool dhe Manchester United, duke i dhënë përparësi Arsenalit për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi suedez do të udhëtojë së shpejti drejt Londrës për testet mjekësore, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodhë brenda pak ditësh./04 Online