Mesfushori i talentuar holandez, Xavi Simons, është shumë pranë një transferimi të bujshëm te Chelsea, sipas raportimeve të gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, shkruan 04 Online.
21-vjeçari, i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij në Bundesliga me fanellën e Leipzig, ka arritur marrëveshje për një kontratë afatgjatë me “Blutë” e Londrës, që do të zgjasë deri në vitin 2032, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër, deri në 2033.
Ky transferim përkon me strategjinë e vazhdueshme të Chelsea-s për të investuar në yje të rinj dhe premtues të futbollit evropian. Klubi anglez e sheh Simons si një element kyç të projektit të tij afatgjatë për rikthimin në majat e Premierligës dhe garave evropiane./04 Online