Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.
Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.
Në para të falsifikuara është hasur edhe në Prizren ku rastin në polici e ka raportuar një person, zyrtar i një banke i cili ka deklaruar se nga klientë të bankës janë deponuar 600 euro të cilat po dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia e Kosovës në Prizren njofton se paratë janë konfiskuar dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar.
“Rr. Avni Rrustemi, Prizren 07.02.2023 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klientë të bankës janë deponuar 600 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.