Zyrtari i lartë i BE-së: Serbia u skualifikua nga anëtarësimi në BE

0
314

Bashkëkryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt, ka thënë se Serbia me rreshtimin e saj përkrah Rusisë e ka skualifikuar vetën për anëtarësim në BE.

Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, që e bën Serbinë një “vendstrehim” për shtetin rus, ka bërë që shteti t’i bëjë vetit dëm karshi BE-së.

“Me këtë qëndrim Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore” ka shkruar Bildt në Twitter.

Mbetet të shihet nëse instancat më të larta të Bashkimit Evropian ndajnë të njëjtin mendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here