Zyrtari i FC “Liria”, Edon Thaqi, është dënuar nga organet disiplinore të FFK-së me 3 muaj pezullim nga detyrat zyrtare, raporton 04 Online.
Ky vendim vjen pas gabimit të evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes Trepça ’89 – Liria, ku Thaqi kishte ngatërruar numrat e fanellave të dy lojtarëve. Kjo shkaktoi konfuzion te gjyqtari kryesor pas ndëshkimit me karton të verdhë të njërit prej tyre.
Dënimi është bazuar në nenin 6, paragrafi 2, pika C të Rregullores Disiplinore të FFK-së.
“Zyrtari i FC “Liria“, Edon Thaqi. Nr ID 000170M84. Gjatë evidentimit të lojtarëve të FC “Liria” në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes ngatërron (ndërron) numrat e fanellave të dy lojtarëve që më vonë me ndëshkimin me karton të verdhë të njërit prej lojtarëve shkakton huti tek gjyqtari kryesor. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Trepça 89-Liria. Bazuar në nenin 6 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në njoftimin e FFK-së./04 Online