Zyrtari i BE-së flet për marrëveshjen Brukselit: E ndryshon karakterin e Serbisë, Kosovën e bën shtet

0
334

Zëvendësdrejtori në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Marko Makovec ka deklaruar të mërkurën se dialogu ndërmjet “Beogradit dhe Prishtinës” ka të bëjë me një marrëveshje që do të “ndryshojë karakterin e Serbisë” dhe që “do ta bëjë Kosovën shtet”.

Këto komente Makovec i ka bërë gjatë një diskutimi në një panel në Beograd, ku ka thënë se marrëveshja është diçka e madhe.

“Kjo është një gjë shumë e madhe dhe për këtë arsye negociatat po marrin shumë kohë” ka thënë ai.
Zyrtari europian iu ka referuar edhe sulmit në Banjskë duke thënë se e ka diskutuar me autoritetet në Beograd se çka e solli atë.

Makovec tha se situata në Kosovë nuk duhet të krahasohet me konfliktet në Irlandën e Veriut ose Bregun Perëndimor.

“Megjithatë, dialogu do të vazhdojë dhe ne do të përpiqemi të parandalojmë që situata të shkojë në atë drejtim. Ne do të përpiqemi të përdorim të gjitha resurset dhe përpjekjet tona për t’i rikthyer të dyja palët në tavolinë”, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here