Zyrtare: Valon Berisha transferohet te FC Zürich

0
68

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke firmosur me FC Zürich në elitën e futbollit zviceran.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër, në varësi të paraqitjeve dhe objektivave të klubit.

Berisha i bashkohet skuadrës zvicerane pas aventurës së fundit me LASK Linz në Austri, ku në muajt e fundit kishte humbur hapësirat dhe nuk bënte më pjesë në planet kryesore të trajnerit. Tashmë, mesfushori kosovar synon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të japë kontribut të menjëhershëm në kampionatin zviceran.

FC Zürich e ka prezantuar zyrtarisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese, ndërsa publikoi edhe një video speciale prezantuese për përfaqësuesin kosovar.

Transferimi në Zvicër shihet si një mundësi e mirë për Berishën që të rigjejë vazhdimësinë në lojë dhe të mbetet një opsion i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës në sfidat e ardhshme ndërkombëtare./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here