Tottenhami ka bërë të ditur seka shkarkuar zyrtarisht Antonio Conten nga pozita e trajnerit.
Deklaratat e fundit shpërthyese ndaj klubit dhe lojtarëve të italianit dhe rezultatet e dobëta bënë që Spurs të shkarkojnë italianin.
“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Antonios në Klub. Falënderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.
“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”.
Kryetari i Spurs, Daniel Levy shtoi më tej në konfirmim: “Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Ligën Premier dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Ligën e Kampionëve. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të rriten për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për Klubin tonë dhe mbështetësit e mahnitshëm dhe besnikë”. /Telegrafi