Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Marcus Rashford nga Manchester United. Sulmuesi anglez i bashkohet katalanasve në formë huazimi njëvjeçar, me opsion blerjeje prej rreth 30 milionë euro, shkruan 04 Online.
Rashford mbërriti në Barcelonë të dielën, ndërsa të martën u bashkua me ekipin në stërvitje. Ai do të mbajë fanellën me numrin 14.
Edhe pse fillimisht Barça tentoi emra si Luis Diaz dhe Nico Williams, në fund vendosi për Rashfordin si një zgjidhje më e përballueshme. Trajneri Hansi Flick ka qenë vendimtar në këtë lëvizje, duke kërkuar më shumë përkushtim në aspektin mbrojtës nga lojtari.
Rashford pritet të luajë në krahun e majtë të sulmit, si alternativë për Raphinhan./04 Online