Zyrtare, Manchester United emëron trajnerin e ri

0
296

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht se Erik ten Hag do të marrë postin e trajnerit sapo të përfundojë sezoni. Holandezi do të shkëpusë marrëdhëniet me “harkëtarët” pasi të mbyllet kampionati, me skuadrën e tij favorite për të ngritur lart trofenë e Eredivisies.

Bashkë me 52-vjeçarin do të udhëtojë për në “Old Trafford” edhe ndihmësi i tij, Mitchell van der Gaag.

Emërimi i holandezit pritej prej disa kohësh, pasi ta poshtë mundësia që “Djajtë e Kuq” të merrnin Pochettinon.

“Është nder i madh të emërohem trajner i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që më pret. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të ndërtoj një ekip të aftë për të kërkuar sukseset që meritojnë. Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajaxi pas këtyre viteve të pabesueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin për ta mbyllu me sukses sezonin përpara se të shkoj te Manchester United,” – deklaroi ten Hag./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here