Manchester City ka çuar shpenzimet e tij në merkato në pothuajse 500 milionë funte gjatë 12 muajve të fundit, teksa “Qytetarët” kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anglez Marc Guehi.
City ka finalizuar tashmë nënshkrimin e Marc Guehi nga Crystal Palace për shumën prej 30 milionë funtesh.
Reprezentuesi i Anglisë udhëtoi drejt Mançesterit me avion privat të dielën për të kryer vizitat mjekësore dhe për të mbyllur marrëveshjen, duke firmosur një kontratë prej 200 mijë funtesh në javë, e cila do ta mbajë atë në “Etihad” deri në vitin 2031.
Guehi nuk ka të drejtë loje për përballjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Bodo/Glimt dhe pritet të bëjë debutimin e tij këtë fundjavë kundër Wolves.














































