Real Madrid ka zyrtarizuar largimin e njërit prej talenteve më premtues të Castilla-s, qendërmbrojtësit Jacobo Ramón, i cili i bashkohet ekipit italian Como 1907 në Serie A. Transferimi është realizuar për 2.5 milionë euro, plus bonuse, ndërsa “Los Blancos” do të mbajnë 50% të kartonit dhe tre klauzola të mundshme rikthimi, shkruan 04 Online.
Ky hap është bërë për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm të lojtarit, i cili nuk bënte pjesë në planet e Xabi Alonso-s për këtë sezon. Jacobo ka spikatur në radhët e Castilla-s, por mungesa e hapësirës në ekipin e parë bëri që të lehtësohej transferimi i tij.
Como 1907, i drejtuar nga Cesc Fàbregas, ka bindur mbrojtësin me projektin ambicioz dhe perspektivën e zhvillimit. Atje ai do të ribashkohet me shokun e tij, Nico Paz, një tjetër produkt i Real Madridit.
Në Madrid do të ndjekin me vëmendje rrugëtimin e tij në Itali, me mundësinë që, në rast suksesi, ta rikthejnë në të ardhmen./04 Online