FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin gjerman Hansi Flick, i cili ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor 2027, shkruan 04 Online.
Kontrata u firmos të mërkurën në ambientet e klubit në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yuste, drejtorit sportiv Deco dhe zyrtarëve të tjerë të klubit.
Flick, i cili mori drejtimin e skuadrës pas përfundimit të sezonit 2023/24, ka arritur të fitojë besimin e plotë të bordit me qasjen e tij profesionale dhe vizionin afatgjatë për rikthimin e Barcelonës në majat e futbollit europian.
Rinovimi i tij konfirmon vendosmërinë e klubit për stabilitet dhe ndërtimin e një ekipi konkurrues për të ardhmen./04 Online