Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet në Premier League, firmos me Sunderlandin

0
109

Granit Xhaka është rikthyer zyrtarisht në Premier League. Mesfushori shqiptar është transferuar te Sunderlandi nga Bayer Leverkusen dhe ka firmosur kontratë trevjeçare me klubin anglez, shkruan 04 Online.

Pas një dekade të suksesshme në futbollin elitar europian, përfshirë 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin dhe dy trofe të FA Cup, Xhaka do të jetë pjesë e “Stadium of Light” për sezonet e ardhshme.

Premierliga, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka mirëpritur rikthimin e tij, duke kujtuar një nga golat e tij më të bukur me fanellën e Arsenalit ndaj Newcastle United.

Sunderland fiton një lider me përvojë të jashtëzakonshme, ndërsa Xhaka nis një kapitull të ri në Angli./04 Online

https://www.facebook.com/reel/2158434657969624

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here