Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet në Premier League, firmos me Sunderlandin

0
74

Granit Xhaka do të luajë sërish në Premier League. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te skuadra e sapo kthyer në elitën e futbollit anglez, Sunderland, shkruan 04 Online.

Transferimi nga Bayer Leverkusen te Sunderland është mbyllur për shumën prej 20 milionë euro. Xhaka do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me ekipin anglez.

Pas dy sezonesh të suksesshme me Leverkusenin në Bundesligë, Xhaka rikthehet në Angli, aty ku më parë ka luajtur për vite me radhë me Arsenalin./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here