Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Në një tubim të mbajtur mbrëmjen e sotme në “Kej” pranë Lumbardhit, përballë Xhamisë së Sinan Pashës në qendër të Prizrenit, kryetari i VV-së, Albin Kurti, prezantoi Artan Abrashin si kandidatin zyrtar të kësaj force politike.
Kurti e cilësoi Abrashin si një njeri me integritet, punëtor dhe me vizion për të çuar Prizrenin përpara. Ai theksoi se Vetëvendosje hyn në këto zgjedhje me një ekip të përgatitur dhe një program të qartë për zhvillimin e qytetit.
Gjatë fushatës e cila nisë në muajin shtator, përfaqësuesit e VV-së paralajmëruan takime të shumta me qytetarët nëpër lagjet e Prizrenit, ku do të prezantohet në detaje plani për qeverisje lokale./04 Online